Mirëseerdhët në Fabrikën e Përpunimit të mishit "Isai"

Fabrika e prodhimit të Sallamit “ISAI”  e ka nisur proçedurën e nxjerrjes në treg të sallameve të para në qytetin Elbasanit në vitin 1993. Asortimentet  e para kanë qënë prodhime artizanale me një gamë të vogël artikujsh. Kjo fabrikë e cila e ka zanafillën në një punishte të thjeshtë, fillimisht  ka nxjerrë në treg sallame tradicionale, kremviçe, qofte etj. Por që me daljen e saj në treg ajo ka pasur kerkesa vazhdimisht në rritje për shkak të cilesisë  mjaft të mirë të prodhimeve të saja, që ka bërë që të përballonte edhe konkurrencën e madhe që kishte në treg. Në themelet e suksesit të sajë kanë qënë puna e madhe dhe aftësitë profesionale të specialistëve të prodhimit të sallamërave dhe të produkteve të mishit, të cilët kishin përvojë të gjatë pune dhe ditën që ti përgjigjen kërkesave dhe shijes tradicionale shqiptare.


 

 

 

Kush jemi...

Në fillimet e para, si rezultat i kërkesave në rritje, produktet e firmës së prodhimit të sallameve  “Isai” patën një shtrirje në të gjitha tregjet e Qarkut të Elbasanit dhe gradualisht filloi shtrirja e tregtimit edhe në zona të tjera duke arritur që pas disa viteve të jemi prezentë edhe në tregun e Tiranës dhe të rretheve të tjera. Kësaj rritjeje kërkese në treg iu përgjigjem duke rritur teknologjinë e prodhimit me makineri moderne te tregut gjerman.

Në vitin 1995 jemi regjistruar pranë Drejtorisë Tatimore si firme juridike “ ISAI sh.p.k.”. Nëse në vitet e para kapaciteti i prodhimeve tona ishte në përmasa të vogla, pas rikonstruksioneve dhe instalimeve të makinerive të reja me kapacitet të mëdha, me shtrirje në reth 2000 m teritor,  filluam edhe rritjen e asortimente duke konkuruar tashmë edhe me prodhues të tjerë. Produktet e firmën tonë janë rreth 20 asortimente në të cilat mund ti grupojmë në sallame të tymosura, sallame krudo, sallame të ziera dhe produkte gjysëm të gatshme. Preferenca e klientëve tanë është jo vetëm në rrethin e Elbasanit por edhe në rrethet e tjera të vendit si: Tiranë, Durrës, Kavajë, Lushnjë, Fier, Pogradec, Gramsh etj. Për sukeset e arritura në treg ne kemi patur kurdoherë si moto: CILËSI NË RRITJE DUKE PRODHUAR SALLAME CILËSORE TRADICIONALE NË PËRSHTATJE ME SHIJET BASHKËKOHORE TË TREGUT!

 

Moto e kompanisë ISAI

Cilësi në rritje duke prodhuar sallame cilësore tradicionale në përshtatje me shijet bashkëkohre të tregut!

Kontaktet

Adresa

Lagjia "Kongresi i Elbasanit", 45/1, Elbasan, Shqipëri.

Produktet tona mund t'i gjeni edhe në Tiranë, Durrës, Kavajë, Lushnje, Fier, Pogradec, Gramsh etj. 

 isai_sallameri@yahoo.com
Template Settings

Color

For each color, the params below will give default values
Purple Cyan Golden Green Yellow

Body

Background Color
Text Color
Layout Style
Select menu
Google Font
Body Font-size
Body Font-family
Direction