Sallameri "ISAI" është themeluar në vitin 1993, në Elbasan. E filloi aktivitetin në një punishte të vogël të qytetit, ku cilësia dhe freskia e produkteve të saj u bënë shpejt të njohura e të vlerësuar nga komuniteti lokal.
Në fillimet e saj, Sallameri "ISAI" ofronte një gamë të kufizuar produktesh, të gjitha të përgatitura me përkushtim e kujdes të veçantë. Me kalimin e viteve, falë kërkesës së lartë dhe reputacionit të mirë, Firma "ISAI" u zgjerua dhe modernizoi paisjet e saj, duke ruajtur gjithmonë metodat tradicionale të përpunimit.
Në themel të suksesit tonë qëndron lënda e parë, mish dhe erëza natyrale të një cilësie të lartë, përzgjedhur këto nga tregu i huaj e kryesisht ai evropian.
Gjithashtu bashkëpunimi me teknologë specialistë, vendas e të huaj, është një tjetër faktor në suksesin tonë.
Higjena dhe siguria ushqimore në standartet më të larta mbetet një nga pikat tona kyçe për të siguruar që çdo produkt i dalë nga ne të jetë i sigurt për konsumatorin.
Sot, Sallameri "ISAI" është një emër i respektuar jo vetëm në tregun lokal por dhe në atë kombëtar. Gama e produkteve të saj numëron rreth 60 asortimente duke filluar nga sallamet e tymosura, krudo, të ziera e deri te produktet gjysmë të gatshme.
Përkushtimi për cilësinë, respekti për traditën dhe inovacioni i vazhdueshëm kanë bërë që Sallameri “ISAI’ të qëndrojë me sukses në tregun e industrisë së përpunimit të mishit për më shumë se dy dekada.
Ne besojmë se cilësia dhe përkushtimi janë çelësat e suksesit, prandaj motoja jonë mbetet : "Cilësia jonë, zgjedhja juaja!".