Proshuta e viçit prodhohet nga mish i pëzgjedhur viçi. Marinimi dhe masazhimi me erza i jep një shije mix midis modernes dhe tradicionales. Ky produkt ka teksturë të njëtrajtshme dhe kjo e bën të përdoret në antipasta dhe gatime të ndryshme moderne duke i dhënë pjatës përfundimtare një pamje tërheqese.
Proshuta e derrit përgatitet nga pjesë të përzgjedhura të kofshës së derrit.
E veçantë përsa i përket teksturës, pa pjesë të dhjamosura.
Kombinimi me erzat natyrale i jep një shije të lehtë dhe të këndëshme.
Preferohet të konsumohet në antipasta, pica, të shoqëruar me një gotë vere.
Për prodhimin e proshutës së pulës përdoret fileto pule e përzgjedhur.
Kombinimi perfekt i erzave me mishin e pulës sjell produktin final të përkryer.
Preferohet të konsumohet e ftohtë dhe me feta të holla.